TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 14:40

Presidenti Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë: Do të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë: Do të
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Coëley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.

Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Presidenti Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.

Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Coëley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.

Lini një Përgjigje