TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 10:57

Dha dorëheqjen nga Bashkia Vlorë, Ermal Dredha shkon në Asamblenë e PS

Shkruar nga Pamfleti
Dha dorëheqjen nga Bashkia Vlorë, Ermal Dredha shkon në
Asambleja e PS

Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.

Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.

“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.

Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook, i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Vlorës dhe kryeministrit Edi Rama pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i qytetit.

"Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment", tha Dredha në postimin e tij.

 

ermal dredha shkon në asamblenë e ps

Lini një Përgjigje