Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dha mandatin Edi Ramës për të formuar qeverinë e re.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili citon edhe nenet kushtetuese ku bie ndesh ky vendim për ministren e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.”, thotë Bardhi.
"Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!
Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë” shton Bardhi.
Sot presidenti Bajram Begaj mandatoi Edi Ramën kryeministër në mandatin e katërt për të formuar qeverinë e re, emrat e së cilës i shpalli një ditë më parë në Asamblenë e PS-së.
Mes tyre Begaj ka mandatuar Ramën edhe për ministren virtuale të inteligjencës artificiale Diella
Lini një Përgjigje