
Kreu i PD, Sali Berisha teksa mbajti fjalën në takimin e e organizuar përpara kryeministrisë, theksoi rëndësinë e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Berisha kujtoi studentët e dhjetorit ’90, që sipas tij firmosën veten si të pamposhtur megjithëse regjimi i Ramiz Alisë, u rezervoi “kërbaçin”.
Berisha përmendi vlerësimin e tij për gjeneratën Z ,që sipas tij sot përfaqëson idealet më të larta të kohës dhe aspiratave njerëzore.
“Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje