TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 18:23

PD mban foltoren e katërt para Kryeministrisë, militantët sërish në shesh kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

PD mban foltoren e katërt para Kryeministrisë, militantët

PD vijon tubimet para Kryeministrisë...

Militantët e opozitës janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur para 4 javësh.

PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi pak pas orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm.

Në tubim nuk mungoi as kreu i PD Sali Berisha, i cili pak më parë doli nga banesa dhe ju bashkua turmës. 

Berisha kujtoi studentët e dhjetorit ’90, që sipas tij firmosën veten si të pamposhtur megjithëse regjimi i Ramiz Alisë, u rezervoi “kërbaçin”.

Berisha përmendi vlerësimin e tij për gjeneratën Z ,që sipas tij sot përfaqëson idealet më të larta të kohës dhe aspiratave njerëzore.

Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kryeministri përpiqet që me çdo kusht të mbrojë vjedhjet e tij nëpër ministrave që ka në qeveri. Berisha tha se sot të rinjtë kanë si alternativë vetëm largimin e tyre pasi qytetarët po përballen me më të keqen për veten, familjen dhe fëmijët e tyre. 

Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për protesta të fuqishme, pasi është koha që PD t’i rikthejë të ardhmen, nderin dhe Shqipërinë.

Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i të gjitha kohërave, armik i egër i çështjes kombëtare dhe i interesi kombëtar, por mbi të gjitha vjen armiku më i fortë i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite 70% të të rinjve. Rrënoi shkollat dhe të ardhmen e tyre. Sot të rinjtë kanë si alternativë vetëm largimin nga këtu. Të gjitha këto janë apel të përballemi me këtë të keqe, për familjen, vendin, fëmijët tanë. Ky është borxhi ynë, është detyra jonë. Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani që është kapur vjedhës i dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjet e tij, ministrave të tij. Është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë, me ideale. Iu ftoj të përgatitemi për protestat e fuqishme, me të cilat ne do u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.

 

1 Komente

  1. D
    Doni

    Me gjeneratën Z Putini pushtoi Ukrainën. Apo e harruat?

    Lini një Përgjigje