TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 18:53

"Korrupsioni në nivele alarmante", Igli Cara: Drejtësia duhet të trumfojë!

Shkruar nga Pamfleti

"Korrupsioni në nivele alarmante", Igli Cara: Drejtësia

Demokrati Igli Cara ka folur në foltoren e organizuar nga opozita prej 4 javësh përpara Kryeministrisë.

Fillimisht kanë mbajtur fjalën qytetarët të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e vështirë në Shqipërisë dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministri Rama dhe Belinda Ballukut. Igli Cara u shpreh se korrupsioni është në nivele alarmante teksa theksoi se e drejta do të triumfojë.

Deputeti demokrat përmendi disa prej figurave të PS, të cilët janë nën hetim nga SPAK apo në paraburgim duke theksuar se kjo është një qeveri e korruptuar.

“Drejtësia duhet të triumfojë dhe nuk duhet të jemi të gatshëm. Sot si atëherë liria kërkon të jemi të gjithë bashkë për të shporrur njëherë e mirë Ramën. Kini besim miq, ne do të fitojmë e drejta do të fitojë”, u shpreh Cara.

I pranishëm në këtë Foltore është edhe Ervin Salianji.

Lini një Përgjigje