Politike13 Qershor 2024, 19:41

Ditëlindja 500 mijë euro e Metës në Lalëz, djathë francez, karkaleca me pana dhe verë e shtrenjtë, SPAK i kërkoi llogari mbi burimin e parave

Shkruar nga Pamfleti

Ditëlindja 500 mijë euro e Metës në Lalëz, djathë

Ilir Meta doli i shpërfytyruar dhe i shkalluar sot nga dera e SPAK. Për më shumë se 3.5 orë Meta është pyetur nga kolegët e Altin Dumanit rreth pasurisë së tij përrallore dhe shpenzimeve marramendëse. Mes të tjerave, Ilir Meta është pyetur nga hetuesit se cili është burimi i parave për organizimin e ditëlindjes në mars të vitit 2014 në Gjirin e Lalëzit.

Disa nga të pranishmit kanë deklaruar se organizimi me 600 të ftuar, më e pakta ka kushtuar 500 mijë euro, edhe pse kaq mund të jenë pirë vetëm verë.

Në darkën e organizuar nga Meta menuja përbëhej nga gatime jotradicionale shqiptare.

Sipas disa nga të pranishmëve, pjata e parë përbëhej nga antipasta me prodhime deti e disa lloje djathrash francezë. Në tryezë ishin të pranishme që të dyja llojet e verës, e kuqe dhe e bardhë e shtrenjtë. Pjata e dytë ishte kadaif me pana dhe karkaleca deti.

Ditëlindja 500 mijë euro e Metës në Lalëz, djathë

Një platformë, tip çadre super gjigande, në pjesën e bregut të detit, ishte ngritur me këtë rast për t’ju lënë mundësinë të ftuarve të kishin mundësinë e zgjedhjes së ambientit për të festuar, brenda apo jashtë vilës bregdetare të Metës me vlerë miliona euro.

I pyetur për burimin e parave sot në SPAK, Ilir Meta ia ka hedhur fajin bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit. Meta ka deklaruar se me anën financiare është marrë Monika.

Ditëlindja 500 mijë euro e Metës në Lalëz, djathë

Ndërsa pasi doli jashtë nga SPAK, Meta sulmoi Dumanin. Meta vijoi sulmet më pas gjatë një konference për shtyp.

Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit, palma. Alberto i luleve, i thashë, shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t’i thuash Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje? Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t’i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. -Të ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006, më pyetën? -Mua Elena të më jepte kaq? -I keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim, nuk është drejtësi”, tha Meta. /Prapaskena