Politike13 Qershor 2024, 19:30

Ilir Meta lëshon gojën ndaj Monika Kryemadhit: Kush mbështet SPAK-un turpëron edhe fjalën “baxhellë”

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta lëshon gojën ndaj Monika Kryemadhit: Kush mbështet

Duket se Ilir Meta e ka humbur toruan pas pas paraqitjes në SPAK, ku u mor për rreth 4 orë.

Gjatë mbledhjes së KDK-së ka sulmuar dhe folur ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të institucionit Altin Dumani.

Ai ka folur në gjuhë të ashpër dhe ofenduese edhe ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke thënë se kush e mbështet këtë institucion nuk meriton as fjalën ‘baxhellë’. Meta shigjeton menjëherë Kryemadhin, e cila dje në dalje të SPAK tha se nuk ndan të njëjtin mendim me Metën lidhur me SPAK-un.

“Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës. Do japi llogari çdo prokuror i SPAK, çdo gjykatës i korruptuar që fle në dosje atje. Nuk ka McGonigal që i mbron prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizmin e opozitës PL-në duhet të ndihet kudo në gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Ditën e djeshme Kryemadhi tha se nuk e sfidon drejtësinë dhe se prokurorët janë aty për të bërë punë e tyre. Ajo u shpreh se këtu ndahet me burrin e saj, Ilir Metën. 

"Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputetet e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi", tha ajo.