TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2024, 19:55

Divorci Meta-Kryemadhi, Romeo Kara: Monika nuk i është bindur kurrë Ilirit, ka qenë gjithmonë me e kontrolluar

Shkruar nga Pamfleti

Divorci Meta-Kryemadhi, Romeo Kara: Monika nuk i është bindur

Divorci mes Monika Kryemadhit dhe kreut të PL Ilir Meta, pritet të sjell edhe një ndarje politike të dyshes.

Këtë e bëri të ditur juristin Romeo Kara, i ftuar në 'Studio Live', me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, i cili u shpreh se kjo ndarje ka ardhur edhe për shkak se Kryemadhi nuk ka deklaruar në SPAK, ato që do të donte Ilir Meta.

Për juristin, Kryemadhi pas daljes nga SPAK kur u thirr për tu marr në pyetje ka qenë më e qetë, ndërsa Meta është shfaqur i tensionuar.

Meta dhe Kryemadhi janë në duealizëm të përhershëm.  Monika nuk është nga ato që duron pa e thënë atë të sajën, dhe këto probleme kanë shkuar deri aty sa nuk mund të jetojnë dot bashkë.  Monika nuk ka deklaruar si ka dashur Meta dhe si i ka interesuar Metës në SPAK. Meta ka problem që ta pranojë të vërtetën dhe realitetin dhe e shoh të tronditur, nuk ka qetësi, Monika ka qenë më e qetë. Monika ka hyrë dhe ka dal e qetë nga SPAK, e kontrolluar, kurse Meta është i tensionuar. Rrugët e tyre janë ndarë, edhe politikisht do jenë të ndarë”, tha ai.

Lini një Përgjigje