TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Gusht 2025, 13:45

"Do mobilizojmë shqiptarët e diasporës", Berisha shtyn largimin e Ramës për në vjeshtë

Shkruar nga Pamfleti
"Do mobilizojmë shqiptarët e diasporës", Berisha shtyn
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

“PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike gjatë konferencës për shtyp tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë për të ndikuar për votën.

Berisha tha se të dhënat e Eurostat tregojnë se pensionistët shqiptarë, në të gjithë Europën, janë ata që paguhen më pak. Ai shton se pensionistët shqiptarë në vlerë nominale mujore paguhen 50 përqind më pak se sa vendi i parafundit Turqia.

 

kryetari i pd sali berisha

Lini një Përgjigje