
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka vijuar akuzat në distancë ndaj ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, për të cilin thotë se ka ushtruar presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar raportin lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa Berisha e konsideron procesin një farsë elektorale, thekson se letra që Hasani i ka dërguar ndërkombëtarëve që monitoruan 11 majin, është prova e qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri.
“Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.
Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje