TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2025, 13:56

“Kontrata me Continental është transparente”, Berisha: Pse hesht SPAK për skandalin e McGonigal?

Shkruar nga Pamfleti

“Kontrata me Continental është transparente”, Berisha: Pse

Kreu demokrat, Sali Berisha, u shpreh sot gjatë një konference për mediat, se kontrata me kompaninë lobuese ‘Continental’ e lidhur pak përpara zgjedhjeve të 11 majit është transparente. I pyetur lidhur me këtë kontratë, Berisha tha se nuk është zëdhënës i kompanisë, ndërsa shtoi se ajo ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj.

“Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini.

Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej. McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej.

Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës. Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha...

Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.

E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini.

Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje