TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2025, 13:57

Dosja McGonigal, Bardhi: Të hënën depozitoj në SPAK dokumentet e reja mbi aferën Rama

Shkruar nga Pamfleti

Dosja McGonigal, Bardhi: Të hënën depozitoj në SPAK

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka paralajmëruar depozitimin e fakteve të reja në SPAK lidhur me dosjen McGonigal. Reagimi nga Bardhi vjen në një kohë kur Departamenti amerikan iu Drejtësisë ka publikuar dokumente nga dosja e ish-shefit të kundërzbulimit të zyrës së FBI në New York, Charles McGonigal.

Bardhi kërkon transparencë të plotë dhe nxit Prokurorinë e Posaçme të heqë “pluhurin” nga dosja Rama-McGonigal.

Sipas tij, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën.

“Publikimi i dosjes me të dhëna të reja për aferën Rama-McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është më së shumti një këmbanë alarmi për Prokurorinë e Posaçme se kjo çështje nuk do mund të lihet kurrë në harresë.

Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t’i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.

Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin”, shprehet Bardhi.

Lini një Përgjigje