Politike 6 Dhjetor 2023, 18:00

Dosja “McGonigal”, pse deklarata e kreut të FBI është një kambanë alarmi për Edi Ramën?!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “McGonigal”, pse deklarata e kreut të FBI është
Kreu i FBI dhe dyshja Rama-McGonigal

FBI po heton se çfarë di McGonigal dhe deri ku ka shkuar ai. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të janë në rrezik...

Senati amerikan rihapi edhe një herë dje debatin sa i takon dosjes “McGonigal”. Dje ishte në një seancë dëgjimore kreu i FBI, Christopher Wray i cili u pyet specifikisht mbi rastin e Shqipërisë, ku ish-agjenti i FBI ka marrë 225 mijë dollarë nga Agron Neza.

Në dëshminë që ka dhënë McGonigal ka përmendur dhe kryeministrin Edi Rama, teksa ka arritur një pakt me drejtësinë amerikane. Mirëpo duket se hetimet nuk janë mbyllur. Madje kreu i FBI dha sinjale se hetimet janë zgjeruar dhe po shihet me detaje se me kë ka bashkëpunuar Charles McGonigal.

Ne jemi shumë të fokusuar në përpjekjet për të përcaktuar në të gjithë mënyrat që imagjinoni ju se cilat mund të jenë gjërat që ai ka ndikuar gjatë sjelljes abuzive të tij. Janë dy zyra prokurorësh të përfshira, ajo e Nju Jorkut dhe Distrikti i Kolumbias. Pra, janë dy çështje, në fazën e paradënimit dhe bashkëpunimi i tij mund të jetë potencialisht i përshtatshëm.

Nuk mund të them sa larg do shkojmë këtu, por mund t’u them se ne kemi angazhuar Inspektorin e Përgjithshëm sepse duam të kuptojmë përmasat e vërteta të asaj se çfarë ka bërë zoti McGonigal dhe se çfarë di”, tha shefi i FBI.

Pra ka dy mesazhe të forta nga ai. E para, hetimet janë thelluar dhe e dyta është fjalia e tij e fundit. FBI po heton se çfarë di McGonigal dhe deri ku ka shkuar ai. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të janë në rrezik.

McGonigal ka pranuar takimet me kryeministrin shqiptar dhe se ai po tentonte të ngrinte biznes në vendin tonë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi sinjalet janë se FBI di shumë më tepër dhe telashet për Ramën do jenë të shumta në momentin që ai do të dalë nga ajo zyrë. Fati i Sali Berishës mund të jetë më i pakti. /Pamfleti