Politike 6 Dhjetor 2023, 17:29

Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit, Manja: Do të përfitojnë 600 persona!

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit, Manja: Do të

Qeveria ka miratuar projektin për amnistinë i cili ka kaluar në Kuvend. Ministri i drejtësisë Ulsi Manja në një komunikim për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë tha se kategoritë që përfitojnë më shumë nga amnistia janë gratë e dënuara dhe të miturit.

Ai shtoi se nëse projekt propozimi votohet në Kuvend, do të përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që do  t’i kalojnë festat pranë familjarëve.

“Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvend përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që t’i kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji për dhënie amnisti është në Kuvendin e Shqipëri”, tha Manja.

Ndërsa i pyetur për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se pakti nuk ka se si të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha fazat.

Marrëveshja me Italinë në dijeninë time është bërë publike dhe është marrëveshje që janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit. Është e drejtë e gjithkujt ta çojnë në GjK, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese kur ka kaluar të gjitha fazat. Ka kaluar të gjitha filtrat”, tha Manja.

amnistia manja 600 persona