TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 15:10

Kuvendi i Bashës, Roland Bejko: Berisha është duke marrë në qafë demokratë që e ndjekin!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i Bashës, Roland Bejko: Berisha është duke marrë
Sali Berisha dhe Roland Bejko

Ish deputeti Roland Bejko, pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se ky është kuvendi që u dha përgjigje gjithë pikëpyetjeve apo edhe pyetjeve që kanë pasur njerëzit sidomos në raportin me figurën e kryetarit të PD.

Bejko u shpreh se gjithsecili është i lirë të bëjë çfarë të dojë, mund të qëndrojë ose mund të ikin.

“Pas një tërmeti të madh që ndodhi në PD prej dy vjetësh, gjithsecili është në kërkim të vendit të vet, kështu që gjithsecili është  lirë të qëndrojë, të iki, disa do të ikin, disa do të vijnë, ndoshta të gjithë do të kthehen një ditë sepse ky është kuvendi që u dha përgjigje gjithë pikëpyetjeve apo edhe pyetjeve që kanë pasur njerëzit sidomos në raportin me figurën e kryetarit të PD”, – tha Bejko.

Gjithashtu, ai komentoi edhe statutin e miratuar në Kuvend, i cili siç tha është mbështetur tek parimi i ndarjes, balancimi dhe kontrolli i pushteteve.

Ndërkohë ditën e sotme Partia Demokratike ka një statut të ri në fuqi.

Kuvendi i PD së Lulzim Bashës me pjesëmarrjen e 4254 delegatëve miratoi ndryshimet në funksionimin e kësaj force politike.

Konfliktet e Lulzim Bashës janë reflektuar në ndryshime statutore. Basha ka përqëndruar pushtetin në duart e tij, ku nuk do të jetë vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlament.

Ky vendim përfshin periudhën kur PD është në opozitë, e në këtë moment Basha largon nga drejtimi i grupit parlamentar Gazment Bardhin, kundërshtarin e rikthimit të tij për mandatin e katërt.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim i miratuar është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, që do të thotë pastron partinë nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Por ndryshe nga ndërhyrjet e bëra në statut, Basha u shfaq në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” i penduar për të shkuarën e tij politike dhe që pushteti nuk do i takojë më atij.

roland bejko ps berisha

Lini një Përgjigje