TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 13:11

Dyshja opozitare përgatitet për “revolucionin” e 3 marsit, Meta i shkon në zyrë Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Dyshja opozitare përgatitet për “revolucionin” e 3 marsit,

Dyshja opozitare Meta-Berisha duket se po bëjnë përgatitjet e fundit për të ashtuquajturin revolucion të 3 marsit. Të dy kanë prehur shpatat për rrëzimin e qeverisë dhe duket sw sot do i japin “dërrmën” planit. Meta këtë mesditë është parë në selinë e PD, ku ka pasur një takim me Sali Berishën.

Mësohet se në fokus ka qenë pikërisht protesta e 3 marsit, pro edhe zhvillimet që priten nesër në Parlament. Skandali “McGonigal” është kthyer në kauzë për Berishën dhe ai ka thirru qytetarët më 3 mars me qëllim largimin e Ramës. Po ashtu prej disa ditësh ata kanë protestuar para Parlamentit, por nuk kemi parë asnjë shkëndijë të revolucionit.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e premtja, por sipas asaj që shihet, halli i Berishës nuk është afera “McGonigal”, por gjyqi për vulën e PD që mbahet në Apel.

meta berisha revolucioni

Lini një Përgjigje