TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 12:50

KÇK se janë zgjedhjet! Paga minimale rritet me 6 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

KÇK se janë zgjedhjet! Paga minimale rritet me 6 mijë lekë

Meqë zgjedhjet lokale po afrohen, edhe mundësitë për një ‘jetë më të mirë’, rriten. Kështu, mësohet se, duke filluar nga data 1 prill, paga minimale do të rritet me 6 mijë lekë dhe do të shkojë në 40 mijë lekë.

Fatkeqësisht, kjo nuk ndikon tek siguracionet. Pra, siguracionet, edhe pse vazhdojmë të paguajmë shumë, prapë do na japin në fund një pension qesharak. Lum kush do e shijojë edhe atë pension, duke qenë se mosha kur të takon është aq e lartë, sa jo të gjithë e arrijnë.

Aktualisht paga minimale në vend është në nivelin e 34 mijë lekëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë. Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve.

‘Ka një rritje prej 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.

‘Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëria të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve.

Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore.’- tha ministrja Ibrahimaj, si të na kishte lexuar mendjen.

 

paga minimale rritje

Lini një Përgjigje