Politike26 Shkurt 2024, 14:13

Edi Rama konfirmon: Kam urdhëruar që BKH mos të futet në zyrat e qeverisë pa lajmëruar 2 javë para

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama konfirmon: Kam urdhëruar që BKH mos të futet në
Edi Rama /

Të zhytur në korrupsion e vjedhje, kërkojnë që SPAK-u e BKH, të marrin leje paraprake për hetimet, me qëllim që zyrtarët të fshehin, dëmtojnë e zhdukin dosjet, provat, kompjuterët e telefonat; siç vepruan me aferat e landfillet dhe Pajisjeve Kirurgjikale, që nuk u gjetën dosjet origjinale të PPP-ve, por dokumente gjysmake, të fotokopjuara e asnjë kompjuter...

Më 30 janar 2024, “Pamfleti” publikoi denoncimin nga burime në Ministrinë e Financave, për urdhrin dhënë ministrave nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet sekretarit Engjëll Agaçi, që duke filluar nga data 1 shkurt 2024, agjentët e BKH mos të lejohen të sekuestrojnë dokumente, kompjuterë e telefona zyrtarësh në asnjë institucion pa paralajmërim.

Edi Rama konfirmon: Kam urdhëruar që BKH mos të futet në

Ministra, deputetë e tellallë të “rilindjes” në rrjetet sociale dhe media; e quajtën “shpifje” denoncimin që publikoi “Pamfleti”, por urdhri për të  mos pranuar BKH-në në zyrat e pushtetit, u pranua nga kryeministri Edi Rama.

Në intervistën e tij te revista “NewsBombë” më 18 shkurt 2024, pyetjes në se ka dhënë urdhër për pengimin punës së BKH e SPAK, Edi Rama iu përgjigj:

- Po, është vërtetë, sepse janë shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, që hetuesit e BKH-së bëjnë në zyrat e shtetit, duke hyrë pa lajmëruar paraprakisht, pa ruajtur asnjë minimum etik, pa respektuar faktin që zyrtarët bëjnë punën e shtetit dhe s’ia kanë borxh as SPAK-ut e as BKH-së, të shkojnë arbitrarisht me duke u bërë represion psikologjik atyre dhe familjeve të tyre.

Pyetjes nëse ky urdhër pengon hetimet  SPAK e BKH-së, Edi Rama iu përgjigj: - Unë kam bërë detyrën, duke u thënë drejtuesve të institucioneve, se kush shfaqet si e “Ëma e Zeqos në majë të thanës” në emër të BKH-së, duhet të kthehet andej nga ka ardhur, mbasi dhe bashkëpunimi për hetimin, duhet të jetë sipas ligjit për informacionin me kërkesë paraprake (dy javë përpara), pa hyrë në zyrat e shtetit si tipa të pagdhendur dhe pa stresuar punonjësit e administratës.

Sipas kryeministrit Edi Rama, hetuesit e BKH-së, për çdo kontroll, dokument, sekuestrim dosjesh, kompjuterë, USB e telefona të zyrtarëve, duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim kryeministrin, ministrat, sekretarët e përgjithshëm, krye-inspektorët, drejtorët e krye-bashkiakët, dhe të presin deri sa kërkesat të miratohen prej tyre.

Pra, Babloku dhe varësit e tij të zhytur në korrupsion e vjedhje, kërkojnë që SPAK-u e BKH, të marrin leje paraprake për hetimet, me qëllim që zyrtarët të fshehin, dëmtojnë e zhdukin dosjet, provat, kompjuterët e telefonat, ndryshe nuk do lejojnë hetuesit të futen në zyra.

Siç vepruan me aferën e landfillit të Tiranës e Pajisjeve Kirurgjikale, kur SPAK njoftoi për kontroll, ndërsa kur shkoi te ministria e Shëndetësisë dhe te Ministria e Ekonomi-Financave, nuk gjeti dosjet origjinale të PPP-ve, por dokumente gjysmake, të fotokopjuara e asnjë kompjuter.

“Pamfleti” e denoncoi skemën e Edi Rmës, për të vonuar, penguar dhe dështuar hetimet e SPAK; skemë që ka nisur e po zbatohet prej datës 1 shkurt 2024, kur ai u dërgoi urdhrin ministrave, për të mos pranuar hetuesit e BKH në zyra pa njoftuar 2 javë përpara.

Sipas Aneksit të Kushtetutës për organet e drejtësisë së re, dhe sipas ligjit për funksionimin e BKH dhe SPAK, gjithë institucionet shtetërore nga maja e shtetit deri në organet lokale, kanë detyrim te lejojnë hyrjen e hetuesve në zyrat e shtetit edhe befasisht; dhe t’u binden për sekuestrim dokumentesh, telefonash e kompjuterësh./Pamfleti

edi rama konfirmon bkh zyrat e qeverisë