TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 19:12

Çelja e fushatës, Rama sulmon Bardh Spahinë: Ka krijuar një pashallëk mediokriteti në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Çelja e fushatës, Rama sulmon Bardh Spahinë: Ka krijuar

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia. Në çeljen e fushatës së PS, ai tha se Shkodra është kthyer në pashallëk mediokriteti

Pa votën në PS asnjë nga qytetet që kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar, mjafton të shikoni Shkodrën ku vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë nga ndryshimet pozitive që meriton ai djep kulture historie në të cilin kanë lindur figura shqiptare. Përkundrazi vota kundër PS në Shkodër ka krijuar një pashallëk medikrioteti të një force politike, është katandisur në një prej kryeqendrave të vendit në shëmbëlltyrë të palëvizshmërisë. Sot vendi ynë negocion anëtarësimin në BE dhe ka arritur që pas vitesh me një barrë të krizave të mundësojë rritjen historike të pagës mesatare”, tha ai.

Në Shkodër PS kandidon këtë herë me Benet Becin. Ai la mandatin e deputetit me qëllim që të sjellë një frymë të re në qytetin e lindjes.

rama ps shkoder benet beci

Lini një Përgjigje