
Ministrja Olta Xhaçka emëron diplomate bashkëjetuesen e një të dënuari...
Nuk kanë fund skandalet me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Kudo që ajo shkel ndodhin vetëm bëma. Ishte ministre e Mbrojtjes, sot po hetohet në SPAK për afera me pronat e ushtrisë. Tani që ka kaluar te Ministria e Jashtme, po i dalin në dritë afera të ndryshme me emërimet, pa harruar që burri i doli investitor strategjik.
Opozita nxori sot disa dokumente, ku sipas saj, Olta Xhaçka ka emëruar si diplomate në Stamboll Juna Harka, e cila është partnerja e një trafikanti turk me emrin Ramazan Keskin. Juna Harka është emëruar sekretare e Konsulatës Shqiptare më datë 22 shkurt 2023, me firmë të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ramazan Keskin, një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash u hetua nga SPAK, pasi cilësohet si bosi i drogës dhe kokainës. Në fillim të këtij viti, SPAK-u i sekuestroi atij një numër të lartë pasurish të vëna nga krimi. Por ministrja ka vendosur që bashkëjetuesen e tij ta dërgojë diplomate në Turqi.
Por duket sikur historia përsëritet. Pak kohë më parë doli se në Ministrinë e Jashtme ishte emëruar motra e Nuredin Dumanit. Xhuljana Dumani u emërua në dikasterin e marrëdhënieve me jashtë, ku do të kishte në dorë sekrete të NATO-s dhe BE-së.
Ndërkohë, nuk duhet harruar lidhja e Olta Xhaçkës me Amant Josifin, të shumëkërkuarin për mashtrim me call center. Kur ishte ministre e Mbrojtjes, Xhaçka e kishte këshilltar Josifin. /Pamfleti
Lini një Përgjigje