Emirjana Sako ka shpallur fitoren në Durrës.
Sako ka fituar bindshëm në Durrës, me rreth 10 mijë vota.
Sako ka arritur të fitojë me 9811 vota diferencë, nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara.
Sako merr mandatin e dytë të kësaj bashkie, me rreth 56.4% të votimeve.
“Është një diferencë e thellë, kjo tregon mbështetjen që ka pasur programi ynë, vizioni që kemi me kryeministrin Edi Rama. Kjo na impenjon maksimalisht që të vëmë në jetë sa më parë punët dhe për të vazhduar punët që kemi në dorë”, theksoi ajo.”, tha ajo për mediat.
PS gjithashu ka fituar edhe në Vaun e Dejës, ku ka përfunduar numurimi i 53 kutive.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Kristian Shkreli ka marrë deri më tani 8359 vota, ose 55.78 %.
Sakaq kandidati i Bashkë Fitojmë, Zef Hila ka marrë 5741 vota ose 38.31%.
Klomentina Drini e PD ka marrë 887 vota ose 5.92 %.
Lini një Përgjigje