Politike23 Shkurt 2023, 19:07

Çështja e vulës së PD-së, Çipa: Nëse gjykata ja jep Alibeajt, Basha rikthehet në politikën aktive

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e vulës së PD-së, Çipa: Nëse

Gazetari Aleksandër Çipa thotë se ka dy opsione në lidhje me çështjen e mbetur pezull në gjykatë, për vulën e Partisë Demokratike. Ku sipas tij opsioni i parë është që vulën ta marrë Enkelejd Alibeaj dhe pas kësaj ish-kryedemokrati, Lulzim Basha do të rikthehet në politikën aktive.

Ndërsa opsioni i dytë mbetet që vulën ta mbajë Sali Berisha, por sipas Çipës edhe nëse kjo ndodh Berisha do ta ketë të vështirë për të fituar dhe për të bashkuar partinë.

Unë mendoj që janë dy opsione,të cilat janë pohuar zyrtarisht nga palët sipas interesit të tyre. Një opsion, është që i njihet e drejta e posedimit të logos dhe vulës nga vektori i zotit Alibeaj. Nëse kjo do të ndodhë, unë mendoj që grupi i të heshturve, përfshi edhe zotin Basha do të kenë një moment të ri të shfaqjes dhe artikulimit dhe aksionit të tyre politik, që pashmangshmërishtdo të jetë i ndryshëm nga ai i zotit Berisha.

Opsioni i dytë, në këndvështrimin tim është, nëse zotit Berisha do t’i jepet kjo mundësi, përsëri problemi dpo të jetë i hapur, sepse zoti Berisha do e ketë të vështirë të realizojë objektivin e fitores. Faktorët brenda partisë dhe faktorët e tjerë do të jenë një arsye pse nuk do të shkohet te fitorja që pretendon zoti Berisha”, tha Çipa për “Euronews Albania”.

vula alibeaj basha