TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 13:40

Sulmet ndaj shqiptarëve, Rama ia thotë në sy Starmer: Zyrtarët britanikë i zuri mallkimi, ikën nga parlamenti! 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj shqiptarëve, Rama ia thotë në sy Starmer:
Keir Starmer dhe Edi Rame ne konference

Keir Starmer ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ku ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. 

Gjatë konferencës së përbashkët me Starmer, Rama tha zyrtarëve britanikë u është kthyer mallkimi pas sulmeve që i kanë bërë komunitetit shqiptar dhe se sot janë jashtë parlamentit britanik.

"Duhet të jemi të drejtë dhe të mos harrojmë që nuk është se ka qenë ndonjë km britanik që ka ofenduar apo treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk shumë i mirë, sepse iu kthye dhe sot janë jashtë parlamentit", u shpreh Rama. 

takimi stramer rama

Lini një Përgjigje