TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 13:32

A do të kërkoni falje për ofendimin e shqiptarëve? Starmer në Tiranë: Unë nuk bërtas!

Shkruar nga Pamfleti
A do të kërkoni falje për ofendimin e shqiptarëve? Starmer
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe Edi Rama

Kryeministri britanik, Keir Starmer u pyet sot nga gazetarët në Tiranë gjatë konferencës me Edi Ramën nëse do të kërkonte ndjesë në emër të shtetit Britanik për ofendimin që ish-ministrja e brendshme Suella Braverman u bëri shqiptarëve disa vite më parë. Starmer tha se nuk pranon që të bëjë komente për qeveritë e kaluara.

“Fakti që unë jam kryeministri i parë britanik këtu duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën si e shikojmë ne Shqipërinë dhe kryeministrin Rama dhe forcën që ka marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të Britanisë. Qasja ime është jo të bërtas për problemet, por të jem shumë pragmatist dhe ti zgjidh këto.”, tha Starmer.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama gjthasshtu iu përgjigj interesit të gazetarëve britanikë lidhur me mundësinë që Shqipëria të pranojë ndërtimin e një qendre pritjeje për emigrantët e paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, të ngjashme me marrëveshjen që Tirana ka nënshkruar me Italinë.

Kryeministri e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë, duke nënvizuar se marrëveshja me Italinë është e vetme dhe nuk do të ketë asnjë tjetër me vende të tjera.

“Që në fillim kemi qenë shumë të qartë se marrëveshja me Italinë është unike, si rezultat i marrëdhënies së veçantë që kemi me këtë vend, por edhe për shkak të kontekstit gjeografik që e bën të kuptueshme bashkëpunimin. Disa vende na kanë pyetur nëse do të ishim të hapur për një model të ngjashëm, por përgjigjja jonë ka qenë jo. I qëndrojmë besnikë ‘martesës’ që kemi me Italinë – pjesa tjetër është vetëm dashuri”, u shpreh Rama me një ton ironik dhe humoristik.

a do të kërkoni falje për ofendimin e shqiptarëve starmer

Lini një Përgjigje