TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 01:12

Rama në konferencë me Starmer: Mit se shqiptarët janë problem për anglezët

Shkruar nga Pamfleti
 
Rama në konferencë me Starmer: Mit se shqiptarët janë
Keir Starmer dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.

Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm. 

"Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët", tha Rama.

 

takimi starmer-rama

Lini një Përgjigje