TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2026, 18:05

A do të rikthehet opozita në Kuvend? PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

A do të rikthehet opozita në Kuvend? PD mbledh nesër Grupin

Partia Demokratike do të mbledhë të hënën Grupin Parlamentar, vetëm një orë përpara nisjes së seancës plenare të Kuvendit, në një takim ku pritet të merret vendimi për qëndrimin që do të mbajë opozita në seancën e radhës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 12:00.

"Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrë pjesë", është shprehur Bardhi.

Sipas Partisë Demokratike, vendimi lidhet me qëndrimin e saj se kërkesat e protestuesve duhet të pranohen. Prej 50 ditësh, protestuesit vijojnë tubimet në bulevard kundër qeverisë, ndërsa në deklaratat e tyre kanë shprehur kritika jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës.

Kjo është seanca e tretë radhazi që deputetët e Partisë Demokratike vendosin të bojkotojnë.

pd seance

Lini një Përgjigje