
Me synimin për të mbledhur deri në një milion firma, lëvizja qytetare po kërkon të fitojë legjitimitetin publik për të imponuar një zgjidhje politike, ndërsa ndërkombëtarët duket se po përgatiten për skenarët e pas-Ramës...
Lëvizja qytetare kundër Edi Ramës ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në betejën e nisur prej një jave.
Një peticion me titullin e fortë “Rama Out” po qarkullon në rrjetet sociale dhe, sipas organizatorëve, deri tani është firmosur nga qindra mijëra qytetarë.
Objektivi është i qartë: të arrihet së paku numri i votave me të cilin Edi Rama pretendon se ka fituar zgjedhjet, e më pas të shkohet drejt simbolikës së “1 milion shuplakave” të famshme.
Peticioni është i identifikueshëm dhe çdo person që firmos paraqet identitetin e vet.
Sipas organizatorëve, në momentin që peticioni të arrijë 800 mijë ose 1 milion nënshkrime, dokumentacioni do t’i dorëzohet Kuvendit, Kryeministrisë dhe ambasadave kryesore perëndimore në Tiranë.
Në këtë mënyrë, protesta synon të identifikohet si një lëvizje me legjitimitet të plotë publik për të kërkuar largimin e qeverisë.
Dhe pikërisht numrat janë elementi që mund të sjellë në shesh ata qytetarë që kanë firmosur.
Ndoshta jo të gjithë.
Por mjafton që në fillim të dalin 10, 20 apo 30 mijë vetë.
Më pas, sipas organizatorëve, lëvizja do të zgjerohej natyrshëm.

Sipas burimeve të ndryshme, Edi Rama është në dijeni të këtij zhvillimi dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje politike të situatës.
Megjithatë, duket se koha për manovra po ngushtohet.
Ka shumë gjasa që në këto momente diskutimi të mos jetë më nëse do të ketë apo jo largim të kryeministrit, por si do të realizohet ai dhe cilat do të jenë pasojat.
Pikërisht për këtë pikë, pra për mënyrën e menaxhimit të krizës dhe pasojat e saj, duket se ekziston hapësira për negociata.
Sipas të gjitha gjasave, ndërkombëtarët janë të gatshëm të negociojnë.
Por më parë duan të shohin një fitore politike të protestës.
Dhe kjo fitore matet me vazhdimësinë e protestës dhe me numrin e firmave që do të mblidhen.
Vetëm atëherë krijohet legjitimiteti publik që mund të përdoret si bazë për një proces të ri politik.
Nëse situata zvarritet dhe majiset, uragani mund të marrë përpara jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë mazhorancën.
Madje në një mënyrë shumë më dramatike sesa parashikohet sot.
Pikërisht për këtë arsye po përgatiten skenarët e negociimit dhe të rrugëdaljes nga kriza.
Sipas zërave që qarkullojnë, alternativat mund të jenë disa:
Largimi i Edi Ramës dhe emërimi i një kryeministri të ri nga Partia Socialiste, i pranueshëm për protestuesit.
Krijimi i një qeverie teknike, ku protestuesit të kenë rol të rëndësishëm në procesin e reformave zgjedhore.
Ose zgjedhje të reja në një fazë të mëvonshme të krizës, ku mazhoranca aktuale mund të pësojë një humbje të rëndë dhe në skenë të dalin forca të reja politike.
Nga të gjitha variantet, i pari duket se është më i preferuari nga ndërkombëtarët.
Të cilët, përmes sinjaleve të tyre, kanë lënë të kuptohet se nëse situata përkeqësohet, përgjegjësia kryesore do t’i faturohet Edi Ramës./Pamfleti
Je i korruptuar nuk duhet te jesh kryeministri jon
Çfarë nënkuptoni Ju të Pamfletit nën përcaktimin "Ndërkombëtarët"? Shqipëria është vënd sovran. Një qeveri e re me kryeministër të ri siç e parapëlqejnë "Ndërkombëtarët"është qeverija Rama 5. Vazhdimësia në rrugën e Enverit-Ramazit- Nanos- Berishës - Meksit- Ramës - Metës dhe gjithë garniturave rreth tepsisë së "Kastës" 34 vjeçare, përfshi edhe "Ndërkombëtarët". Fryma e protestës është revolucioni paqësor "gandist" i modifikuar sipas rrethanave dhe specifikave të një vëndi në NATO. Zbritja e deputetëve të opozitës në protestë, nuk mirëkuptohet nga protestuesit, por keqkuptohet sepse pas tyre po vijnë edhe disa emisarë të fortësh me qëllim për të krijuar përplasjje në protestë. Zonjat dhe zotërinjtë deputetë janë të mirëpritur në protestë vetëm kur të bëjnë një "mea kulpa" dmth të dorëzojnë mandatin e deputetit dhe të deklarohen se mbështesin frymën e protestës: "Poshtë Kasta super e korruptuar", "Edi Rama në burg- Sali Berisha në burg", që përkthehet nga shqipja në shqip, mbështetje dhe inkurajim për SPAK. Fryma e protestës është: shqiptarët kudo ku frymojnë kërkojnë një zëri nga fuqitë e mëdha, të rishikojnë vendimet katastrofike që morën në dëm të shqiptarëve. Fryma e protestës nënkupton se në rendin e ri botëror, shqiptarët një zëri në rajon, kanë fjalën e tyre për të thënë.