TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 11:32

Çfarë ndryshoi në Rrogozhinë? Gazetari analizon rezultatin: Gabimi që bëri Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndryshoi në Rrogozhinë? Gazetari analizon

Gazetari Lavdrim Lita, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve në Rogozhinë, ku kandidati i Partisë Socialiste mundi të thellonte rezultatin e 14 majit me më shumë se 1500 vota.

Lita tha se humbja e opozitës në Rrogozhinë ndodhi për dy arsye. E para kishte të bënte me futjen e dosjes non-grata nga Berisha në mes të fushatës elektorale, si dhe nga impenjimi maksimal i makinerisë elektorale të PS-së, që nxori njerëzit të votonin.

Një fitore që kishte PS me 10 vota u kthye në një fitore sot me 1500 vota më shumë. Sepse ata kanë makinë elektorale shumë të fuqishme, pasi kanë marrë listat e qendrave të votimit dhe kanë nxjerrë njerëzit të votonin. Shumë kolegë kur panë që njerëzit po shkonin të votonin të gjithë thanë se opozita ishte e avantazhuar. Në fakt intuita ime ishte që PS ka nxjerrë njerëzit e saj të votojnë dhe e ka marrë shumë seriozisht garën në Rrogozhinë. Intuita ime më thoshte se do fitonin thellë, pasi Berisha bëri një gabim taktik që futi dosjen e non-gratës britanike në mes  të fushatës së Rrogozhinës, duke shfokusuar debatin mediatik, ku ishin të gjitha fuqitë e opozitës. Bashkimi mekanik i deputetëve nuk dha asnjë rezultat ishte një dështim si dështimet e tjera”, tha Lita në “Euronews”.

rrogozhina zgjedhje

Lini një Përgjigje