
Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur sot në SPAK.
Deputeti i PD-së mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:20 dhe doli pas gati 1 ore. Pasi doli nga ambientet e SPAK, demokrati tha për gazetarët se “Isha në ‘SKAP’ për denoncimet e bëra në fushatën e elektorale, krimin elektoral.
“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektoral më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha Noka.
Lini një Përgjigje