
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Me anë të një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama u shpreh se gjatë takimit u fol sa i takon marrëdhënieve dypalëshe, luftës në Ukrainë dhe siotuatës në Ballkanin Perëndimor.
“Bratislavë, Sllovaki - Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.