Politike31 Maj 2023, 15:29

“Bashkimi i Opozitës nuk mjafton”, Gjekmarkaj: PD më keq se kurrë, luajnë ngushtë për interesat e tyre

Shkruar nga Pamfleti
“Bashkimi i Opozitës nuk mjafton”, Gjekmarkaj: PD më keq
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se bashkimi i opozitës nuk mjafton, pasi sipas tij duhet një rithemelim i vërtetë i PD dhe një rikonceptim i saj.

I ftuar në Euronews Albania, Gjekmarkaj tha se politikanët në Shqipëri nuk mendojnë arritjet personale për të shërbyer si lider, por çdo arritje ja dedikojnë ekskluzivisht vetëm vetes. Ai tha gjithashtu se nuk mbështet asnjë nga grupet dhe se nuk merr pjesë në asnjë mbledhje.

“Kur mendon veten, mbështetja të reduktohet, shtohet gjithmonë retorika. Unë nuk mbështes asnjë nga grupet, nuk shkoj në asnjë mbledhje. E di që është pak e çuditshme dhe është një pozicion jo komod sepse është më e lehtë të jesh palë.

Unë e shoh këtë si një luftë civile, një mish mash të paarsyeshëm, pa logjikë ku personat luajnë ngushtë për interesat e veta duke e shndërruar Partinë Demokratike në një fasadë”, tha Gjekmarkaj.

Më tej, deputeti Gjekmarkaj shtoi se PD-ja duhet të ringrihet me një gjuhë të re dhe të rinj që do të japin kontributin e tyre për të larguar plotësisht retorikën e vjetër politike, ndërsa shprehu keqardhjen duke theksuar se sot Partia Demokratike është më keq se kurrë.

gjekmarkaj opozita pd interesat e tyre