TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2023, 14:54

Kriza në PD, Vangjeli: Basha kërkon të jetë boria e timonit të Ramës, jo të sjellë fitoren!

Shkruar nga Pamfleti
Kriza në PD, Vangjeli: Basha kërkon të jetë boria e timonit

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se situata e politikës në Shqipëri do vijojë të jetë problematike, pasi i përngjan një show si Big Brotheri, por nëse ky i fundit e ka një fund, politika shqiptare ‘fle’ në të njëjtin shtrat.

Sa i takon rikthimit të Bashës në skenën politike, Vangjeli tha se përgjigja për rikthimin e tij dhe ecurisë së PD-së, është evidente. Basha kërkon të kthehet në bori, pra kërkon të jetë faktor dhe jo element kyç për mposhtjen e kryeministrit Rama. Përkundrazi, sipas analistit, Basha kërkon të jetë pjesë e timonit të Ramës, por jo me ndonjë rol kyç, por një zhurmë e cila është kthyer në modë në politikën opozitare

Është një histori Big Brother 30 vjeçar por ndryshe nga spektakli, që zgjat një sezon, disa muaj, por që bëhet fjalë për 30 a 40 personazhe që hyjnë e dalin... Këtu bëhet fjalë për 4-5 individë të Big Brotherit tonë politik që luajnë me fatet e njëri-tjetrit dhe shqetësohen me problemet vetjake. Dhe për shkak të krizës që shoqëria në vetvete ka, fati i tyre merret si fati i masës. Dhe deri sa shoqëria të kuptojë që fati tyre është i ndryshëm nga fati i individit, situata do jetë e njëjtë.

Rikthimi pa ikje nuk ka ujë që e kapërcen poshtë. Ju e kujtoni që u zgjodh kryetar bashkie në 2011 falë votës së gabuar në kutinë e gabuar. Vota për Bashën ose Berishën është votë në kutinë  e gabuar. Ajo çka pritet të ndodhë ka të bëjë me një moment. Nëse e kthejmë kokën pas për të kuptuar se çdo ndodhë nesër e kemi përgjigjen. PD ndeshej me PSD në 2017, pra në këto 6 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Basha mendon të sigurojë qoftë edhe një votë të artë për të zëvendësuar LSI-në e djeshme. Misioni i Bashës është jo të sjellë fitoren, por për t’i dhënë një votë të vetme për ta mbajtur në qeverisje dhe për të qenë pjesë e timonit të tij. Ai do jetë zhurma e gjatë dhe e vazhdueshme, do jetë boria. Basha tenton të jetë boria e nesërme e opinionit. Opozita kambanë pa tingull, Basha do të jetë boria e kambanës që nuk punon.”- tha Vangjeli.

 

kriza në pd vangjeli basha

Lini një Përgjigje