
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka shpërthyer në kritika të forta ndaj rivalit të tij socialist Rakip Suli.
Duke folur në çeljen e fushatës në “Air Albania”, Hoxha akuzoi Rakip Sulin se po jep para dhe po përdor asfalt elektoral për të grabitur votën e qytetarëve të Kamës. Ai u shpreh se më 14 maj, Kamza do të bëhet sërish blu.
“Rakip Suli ka përgjegjësi të madhe me politikat raciste. I drejtohem publikisht sot: Partë që po shpërndan dhe atë asfalt që po shpërndan nuk të shpëtojnë nga humbja e thellë më 14 maj. Nuk i kërcënon dot banorët e Kamzës. Kamza ka qenë blu, dhe do jetë përjetësisht blu. Të sugjeroj që ti dhe patronazhistët të bëni gati plaçkat sepse Bashkia e Kamëz do u kthehet qytetarëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje