
Njihuni me rezultatet e garës për këshillat bashkiakë në secilën bashki të vendit
Partia Socialiste ka dominuar garën edhe per këshillat bashkiakë. Deri më tani ka mbarur numërimi në një pjesë të madhe të KZAZ dhe rezulton se PS është thuajse forcë e parë kudo. Gara për këshillin bashkiak është tregues i votës politike. Secila parti në garë te kjo garë tregon forcën e vet dhe në fakt po dëshmohet se dhe në ato 7 bashki ku fitoi opozita, ndikimin më të madh e kanë pasur vetë kandidatët dhe jo shumë logoja.
Ajo që bie në sy është se PS dominon në mbi 70 për qind të këshillave me shumicë të cilësuar, çka do të thotë se opozita ka ndikim minimal në votimin e vendimeve. Surprizë ishte sërish Shkodra. PS dhe PSD kanë marr shumicë absolute, çfarë tregon edhe një herë se këtë herë Shkodra ka vendosur të refuzojë Berishën.
Në Elbasan dhe Poliçan, ku është përmbyllur numërimi për këshillat bashkiakë, PS ka siguruar shumicën e mandateve, duke fituar thellë përballë BF dhe Partisë Demokratike. Konkretisht në Elbasan PS ka marrë 28 manddate, BF, 7 mandate, PD 1 mandat dhe nga një mandat për PSD, Partinë e Gjelbër, PDS dhe PDIU. Ndërsa në Poliçan nga 15 mandate të mundshme, PS ka fituar 13. Ndërsa BF dhe PD marrin nga një mandat secilia forcë. Në Pustec ka mbaruar numërimi, ku 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, PSD dhe PAA kanë marrë shumicën e mandateve me nga 3 mandate secila. Ndërkohë në Tropojë, PS ka numër më të madh votash duke siguruar më shumë mandate se koalicioni Bashkë Fitojmë.
Si në pothuajse të gjitha bashkitë, edhe në Bashkinë e Korçës Partia Socialiste kryeson në mandatet për Këshillin Bashkiak. Numërimi është në përfundim dhe PS ka marrë 48.79% të votave ose 23 mandate nga 41 mandate gjithsej. Koalicioni Berisha Meta është braktisur edhe në Korçë për votën për këshillin pasi ‘Bashkë Fitojmë' nuk i kalon 20.31% të votave me 9 mandate. PD ka 5.37% ose 2 mandate.
Pas fitores së Benet Becit, edhe në këshill, PS kryeson bindshëm në bashkinë Shkodër me 18 mandate nga 51 në total. Ndërsa Bashkë Fitojmë arriti të marrë 23.81% të votave nga ku ka siguruar 13 mandate. PSD renditet forcë e tretë në këshillin bashkiak, me 12 mandate. 5 mandate ka marrë PD. Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.
Në bashkinë e Durrësit është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë. PS ka marrë 28 mandate, BF, 13 mandate, PD renditet e treta me 5 mandate, e ndjekur nga PAA me 3 mandate. Ndërsa PDIU dhe PSD kanë siguruar nga një mandat.
Në bastionin e socialistëve, Bashkinë Fier, PS ka marrë 33 mandate nga 51 në total. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. Ndërkohë surprizë ka qenë edhe PSD ku ka marrë 5 mandate ndërsa PD ka marrë 4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Liberale e Djathtë kanë marrë nga 1 mandat.
Rezultatet në këshillat bashkiakë
QARKU TIRANË
Bashkia Vorë (21 këshilltarë)
PS – 13 mandate (46.69%)
BF – 4 mandate (16.45%)
PAA – 2 mandate (8.06%)
PR - 1 mandat (5.14%)
FRD – 1 mandat (6.08%)
Bashkia Kamëz (41 këshilltarë)
PS – 20 mandate (43.08%)
BF – 11 mandate (24.36%)
PD – 3 mandate (7.58%)
PSD – 2 mandate (5.36%)
FRD – 2 mandate (4.51%)
PAA – 1 mandat (2.23%)
PR – 1 mandat (2.45%)
ALD – 1 mandat (2.71%)
Bashkia Rrogozhinë (21 këshilltarë)
PS- 9 mandate (35.71%)
BF- 4 mandate (17.29%)
PD-3 mandate (13.83%)
PSD- 2 mandate (9.86%)
PR-1 mandat (4.68%)
PLL- 1 mandat (3.95%)
Mitat Daja (i pavarur)- 1 mandat (6.70%)
QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan (51 këshilltarë)
PS – 28 mandate (49.62%)
BF – 12 mandate (22.59%)
PD – 7 mandate (12.98%)
PSD – 1 mandat (2.39%)
PDS – 1 mandat (2.28%)
PDIU – 1 mandat (1.87%)
PGJ – 1 mandat (1.93%)
Bashkia Gramsh (21 këshilltarë)
PS – 6 mandate (20.74%)
PGJ – 4 mandate (14.45%)
BF – 2 mandate (8.01%)
PRDSH – 2 mandate (7.77%)
PD - 1 mandat (6.08%)
BD – 1 mandat (5.27%)
AAK – 1 mandat (5.97%)
ADS – 1 mandat (4.02%)
PR – 1 mandat (6.15%)
PLL - 1 mandat (5.75%)
PSD - 1 mandat (5.50%)
Bashkia Cërrik (21 këshilltarë)
PS – 11 mandate (46.50%)
BF – 3 mandate (13.33%)
PD – 2 mandate (9.75%)
PAA – 1 mandat (3.90%)
PLL – 1 mandat (5.13%)
PSD – 1 mandat (4.78%)
LZHK – 1 mandat (5.66%)
PGJ – 1 mandat (5.77%)
Bashkia Peqin (21 këshilltarë)
PS- 9 mandate (39.12%)
BF- 4 mandate (17.24%)
PD- 3 mandate (14.96%)
PR- 2 mandate (9.13%)
PAA- 1 mandat (5.99%)
ALD- 1 mandat (5.04%)
PSD- 1 mandat (5.74%)
QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër (51 këshilltarë)
PS-- 18 mandate (31.8%)
BF-- 13 mandate (23.33%)
PSD-- 12 mandate (22.85%)
PD-- 5 mandate (10.04%)
ALD-- 1 mandat (2.91%)
FRD-- 1 mandat (2.84%)
PLL-- 1 mandat (1.86%)
Bashkia Fushë Arrëz (15 këshilltarë)
PSD – 3 mandate (13.22%)
PAA – 3 mandate (13.06%)
PS -2 mandate (12.79%)
PKD – 2 mandate (10.12%)
BF -1 mandat (7.96%)
PD – 1 mandat (6.89%)
ALD – 1 mandat (6.89%)
FRD – 1 mandat (5.28%)
PDIU – 1 mandat (7.27%)
Bashkia Pukë (15 këshilltarë)
PSD – 4 mandate (17.66%)
PS – 2 mandate (11.74%)
AAK – 2 mandate (9.93%)
BF – 1 mandat (8.31%)
PD – 1 mandat (4.81%)
PDS – 1 mandat (4.95%)
FRD – 1 mandat (6.62%)
AD – 1 mandat (5.98%)
PBK – 1 mandat (4.45%)
FM – 1 mandat (4.66%)
QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër (31 këshilltarë)
PS- 21 mandate (55.44%)
BF- 5 mandate (14.66%)
PD- 2 mandate (6.62%)
PR- 1 mandat (2.57%)
PSD- 1 mandat (4.64%)
AAK- 1 mandat (2.64%)
Bashkia Përmet (15 këshilltarë)
PS – 8 mandate (37.35%)
BF – 1 mandat (8.20%)
PLL – 1 mandat (4.67%)
PSD – 2 mandate (8.98%)
PD – 1 mandat (4.76%)
ABDE – 1 mandat (6.23%)
ADK – 1 mandat (4.14%)
Bashkia Memaliaj (15 këshilltarë)
PS – 7 mandate (35.69%)
BF – 3 mandate (16.72%)
PD – 2 mandate (10.30%)
PAA – 1 mandat (5.13%)
PDS – 1 mandat (4.96%)
PSD – 1 mandat (8.02%)
Bashkia Dropull (21 këshilltarë)
PS – 15 mandate (64.36%)
BF – 3 mandate (13.60%)
MEGA – 2 mandate (8.84%)
PDS – 1 mandat (4.59%)
Bashkia Këlcyrë (15 këshilltarë)
PS – 3 mandate (14%)
BF – 1 mandat (5.41%)
PAA – 1 mandat (4.91%)
PR – 1 mandat (5.39%)
ALD – 1 mandat (6.06%)
PSD – 1 mandat (4.43%)
PD – 1 mandat (4.83%)
LZHK – 1 mandat (5.21%)
PDIU – 1 mandat (6.89%)
AD – 1 mandat (6.49%)
LRE – 1 mandat (3.91%)
ADK – 1 mandat (5.74%)
PASH – 1 mandat (3.78%)
Bashkia Libohovë (15 këshilltarë)
PS – 8 mandate (47.23%)
BF – 5 mandate (26.85%)
PD – 2 mandate (11.09%)
Bashkia Tepelenë (15 këshilltarë)
PS- 11 mandate (54.58%)
BF-1 mandat (8.86%)
PR-1 mandat (7.29%)
PD-1 mandat (4.26%)
PSD- 1 mandat (8.15%)
QARKU KORÇË
Bashkia Pustec (15 këshilltarë)
PS – 5 mandate (32.21%)
BF – 4 mandate (22.83%)
AMIE – 3 mandate (21.46%)
PAA – 1 mandat (7.62%)
PDS – 1 mandat (6.45%)
PSD – 1 mandat (9.43%)
Bashkia Kolonjë (15 këshilltarë)
PS – 10 mandate (53.53%)
BF – 2 mandate (14.50%)
PAA – 2 mandate (10.59%)
PR – 1 mandat (8.69%)
Bashkia Maliq (31 këshilltarë)
PS- 20 mandate (55.60%)
BF- 6 mandate (17.35%)
PSD- 2 mandate (6.47%)
PD- 2 mandate (5.48%)
PGJ-1 mandat (2.94)
Bashkia Devoll (21 këshilltarë)
PS- 9 mandate (33.21%)
BF- 4 mandate (15.46%)
PD- 2 mandate (7.99%)
PDIU- 2 mandate (7.64%)
PAA- 1 mandat (4.82%)
PLL- 1 mandat (6.49%)
PBK-1 mandat (4.27%)
Festim Kaso kandidat i pavarur, (5.70%)
Bashkia Pogradec (31 këshilltarë)
PS- 18 mandate (49.22%)
BF- 6 mandate (15.75%)
PAA- 2 mandate (6.12%)
PD- 2 mandate (7.22%)
LZHK- 2 mandate (6.03)
FRD- 1 mandat (3.19%)
QARKU BERAT
Bashkia Berat (31 këshilltarë)
PS – 20 mandate (56.36%)
BF – 7 mandate (22.16%)
PD – 3 mandate (10.30%)
PDIU – 1 mandat (3.02%)
Bashkia Skrapar (15 këshilltarë)
PS-8 mandate (44.72%)
BF-5 mandate (29.96%)
PR- 1 mandat (6.55%)
PSD-1 mandat (7.64%)
Bashkia Poliçan (15 këshilltarë)
PS – 13 mandate (71.08%)
BF – 1 mandat (10.32%)
PD – 1 mandat (5.93%)
Bashkia Dimal (21 këshilltarë)
PS – 11 mandate (45.42%)
PD – 4 mandate (17.09%)
BF – 3 mandate (11.91%)
PAA – 1 mandat (7.63%)
PR – 1 mandat (4.43%)
PSD – 1 mandat (7.27%)
Qarku Vlorë
Bashkia Selenicë (21 këshilltarë)
PS- 8 mandate (30.78%)
PD- 2 mandate (8.95%)
BF- 1 mandat (4.98%)
PSD- 2 mandate (10.75%)
2 mandate PAA, ALD, AD, PGJ
1 mandat PR
Bashkia Delvinë
PS- 8 mandate (41.48%)
BF- 3 mandate (16.49%)
PSD- 3 mandate (15.40%)
PD- 1 mandat (8.53%)
Bashkia Himarë (21 këshilltarë)
PS-11 mandate (45.40%)
PD-4 mandate (17.10%)
BF-3 mandate (11.93%)
PAA-1 mandat (7.62%)
PR-1 mandat (4.63%)
PSD-1 mandat (7.27%)
Qarku Kukës
Bashkia Has (21 këshilltarë)
PS-4 mandate (14.70%)
BF-3 mandate (12.92%)
PAA-2 mandate (7.07%)
PSD-2 mandate (9.55%)
LZHK-2 mandate (9.04%)
PR-1 mandat (4.43%)
PLL-1 mandat (4.25%)
PD-1 mandat (3.73%)
PDIU-1 mandat (3.51%)
AAK-1 mandat (3.99%)
PBK-1 mandat (3.96%)
PGJ-1 mandat (6.34%)
PKKA-1 mandat (5.21%)
Bashkia Tropojë (21 këshilltarë)
PS- 4 mandate (13.69%)
BF- 4 mandate (11.83%)
ADS- 2 mandate (6.87%)
PAA- 1 mandat (3.40%)
PR- 1 mandat (3.79%)
PLL- 1 mandat (4.67%)
PDS- 1 mandat (5.30%)
PSD- 1 mandat (2.88%)
LZHK- 1 mandat (3.01%)
AD- 1 mandat (5.10%)
BD- 1 mandat (5.32%)
AAK- 1 mandat (3.01%)
PLPSH- 1 mandat (3.27%)
PUK- 1 mandat (5.14%)
Qarku Dibër
Bashkia Klos (21 mandate)
PS- 6 mandate (18.58%)
BF- 2 mandate (8.19%)
AAK- 2 mandate (6.02%)
PD- 1 mandat (4.88%)
FRD- 1 mandat (3.86%)
PAD- 1 mandat (3.11%)
ADS- 1 mandat (4.20%)
LPSh- 1 mandat (2.80%)
PUK- 1 mandat (3.30%)
PGJ- 1 mandat (3.69%)
PKK- 1 mandat (2.74%)
PKD- 1 mandat (4.68%)
PASH- 1 mandat (3.97%)
Bashkia Mat (21 këshilltarë)
PS- 9 mandate (30.15%)
BF- 2 mandate (8.00%)
PSD- 3 mandate (11.14%)
PD- 2 mandate (7.82%)
PAA- 1 mandat (4.79%)
PDS- 1 mandat (3.94%)
FRD-1 mandat (4.21%)
AAK- 1 mandat (4.03%)
ADK- 1 mandat (3.88%)
Qarku Fier
Bashkia Fier (51 këshilltarë)
PS-33 mandate (58.34%)
BF-7 mandate (13.05%)
PSD- 5 mandate (9.16%)
PD- 4 mandate (8.09%)
ALD- 1 mandat (2.59%)
PDIU- 1 mandat (3.18%)
Bashkia Lushnjë (41 këshilltarë)
PS- 24 mandate (52.48%)
BF- 7 mandate (15.74%)
PD- 4 mandate (8.66%)
PSD- 2 mandate (5.56%)
PAA- 1 mandat (2.50%)
PR- 1 mandat (3.05%)
PLL- 1 mandat (2.32%)
PDIU- 1 mandat (2.77%)
Bashkia Patos (21 këshilltarë)
PS- 16 mandate (59.70%)
BF- 3 mandate (12.12%)
PDIU- 2 mandate (7.48%)
Bashkia Mallakastër (21 këshilltarë)
PS- 10 mandate (35.32%)
PD- 3 mandate (11.53%)
BF-2 mandate (7.04%)
PAA- 1 mandat (4.24%)
PLL- 1 mandat (4.37%)
PDS- 1 mandat (6.12%)
ALD- 1 mandat (6.60%)
PSD- 1 mandat (5.24%)
PDIU- 1 mandat (7.04%)
Qarku Lezhë
Bashkia Mirditë (21 këshilltarë)
PS- 4 mandate (15.75%)
BF- 2 mandate (9.62%)
PSD- 4 mandate (15.54%)
PD- 2 mandate (8.98)
LZHK- 2 mandate (7.77%)
FRD- 2 mandate (8.40%)
PDIU- 1 mandat (4.14%)
AAK-1 mandat (4.08%)
NTH- 1 mandat (5.03%)
Qarku Durrës
Bashkia Durrës (51 këshilltarë)
PS- 28 mandate (50.57%)
BF- 13 mandate (24.45%)
PD- 5 mandate (9.38%)
PAA- 3 mandate (6.23%)
PDIU- 1 mandat (2.10%)
PSD- 1 mandat (2.67%)
Bashkia Shijak (21 këshilltarë)
PS- 13 mandate (50.57%)
BF- 4 mandate (17.01%)
PD- 2 mandate (9.39%)
PSD- 1 mandat (4.18%)
PDIU- 1 mandat (4.09%)
Lini një Përgjigje