TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 14:40

"Berisha të largohet", Spartak Ngjela: PD duhet të riformohet nëse do të fitojë zgjedhjet në 2025

Shkruar nga Pamfleti
"Berisha të largohet", Spartak Ngjela: PD duhet të
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se Partia Demokratike duhet të rigrupohet pasi vetëm kështu mund të fitojë zgjedhjet në 2025.

Sipas tij gjëja më e rëndë për Berishën ishte se demokratët abstenuan, ndaj ai duhet të largohet.

“Nuk është problemi as te Alibeaj dhe as te tjetri. Problemi është se ky duhet të rigrupohet, kështu do fitojë zgjedhjet në 2025.

Nëse largohet Berisha dhe rigrupohet PD-ja me vlerat që ka, kanë në perëndim gjithë ato vlera. Ajo që ishte më e rëndë për Saliun është se abstenoi PD-ja.

Partia Socialiste ka marrë vota aq sa ka pasur, këta nuk dolën. Unë ju thash që do ketë abstenim. Këtij i abstenon fryma e tij.", tha Spartak Ngjela.

Ndërkohë pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 14 majit, ditën e sotme Sali Berisha në një deklaratë për mediat nuk pranoi humbjen, dhe tha se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet dhe ka blerë në mënyrë masive votën.

Ai e cilësoi mungesën e emrit të tij në fletën e votimit, si një prej shkaqeve kryesore për humbjen në zgjedhjet vendore. Ai tha se Rama privoi të gjitha fondet që i takonin me kushtetutë koalicionit "Bashkë Fitojmë".

“E kemi të qartë si në dritën e diellit përpjekjen e narko shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe kushtetutë por kaloi në aktin më absurd të mohimit të aktit të koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vetë dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij. Një aleancë krimi në nivel politik nëntokësor apo terreni, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit trinomi Rama-Doshi-Brava. Ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.

Siç konstaton me të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës të vërtetë të koalicionit Bashkë Fitojmë ishte një akt tjetër pabarazie e madhe. Dhuna, terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre.”- u shpreh Berisha.

spartak ngjela pd berisha

Lini një Përgjigje