
Shumë socialistë janë gati të votojnë për kandidatin e pavarur në zgjedhje
Strukturat socialiste të Tiranës janë gati të shpërthejnë. Një ditë më parë “Pamfleti” raportoi për një peticion nga strukturat e PS në Tiranë lidhur me arrestimet që po ndodhin në nivelet më të larta të qeverisjes. Por pakënaqësia është rritur ndjeshëm edhe sa i takon organizimit të njësive. Si duket situata më problematike është te njësia 7, por nuk mbeten pas edhe disa njësi të tjera.
Një burim nga strukturat e PS në kryeqytet i tha “Pamfletit” se po përballen me presione të jashtëzakonshme javët e fundit për shkak të zgjedhjeve që priten në Tiranë. Frika e Ramës dhe njerëzve të tij është se strukturat mund ta lënë në baltë Manastirliun dhe shumë anëtarë po përballen me shantazhe dhe presione për vendin e punës. Gjë që ka sjellë tensione në disa njësi, pasi anëtarët kanë pasur sherre dhe debate me drejtuesit e tyre dhe të dërguarit e Ramës. Dhe kjo situatë duket se e ka derdhur kupën, pasi shumë socialistë janë gati të votojnë për kandidatin e pavarur në zgjedhje.
“Jemi një grup i mirë që jemi bërë gati për të votuar Florin vetëm që mos u japim më kënaqësinë këtyre që të na përdorin e te na shikojnë si ushtarë dhe të shtypur”, tha një socialist, pjesë e strukturave të Tiranës, i cili preferoi të mbetet anonim nga frika e hakmarrjes.
Edi Rama tentoi të “vriste” politikisht Veliajn dhe të organizonte shpejt e shpejt zgjedhjet, me idenë se do ta kishte të sigurt fitoren. Por Kryeministri nuk mori parasysh tre elemente.
Së pari Erion Veliajn, i cili edhe pse është në qeli, ka mbështetje në bazë dhe votat e besnikëve të tij nuk shkojnë për Manastirliun
Së dyti, dalja e Florjan Binajt na garë. Edhe pse PD e mbështet, ai është një figurë jo politike, pa përlyer dhe sipas sondazheve ka një mbështetje shumë të lartë, për të mos thënë më shumë se Manastirliu.
Dhe së treti, situatën në bazë. Socialistë kanë punuar pa pushim në zgjedhje për të siguruar vota dhe kur vjen puna, Rama fut në administratë demokratët. Shumë drejtorë i shkarkoi pas zgjedhjeve dhe në vend të socialistëve ka punësuar njerëz të Berishës. Kjo ka sjellë shumë acarim dhe nëse do të kemi zgjedhje në Tiranë, rebelimi do të dalë sheshit. /Pamfleti
strukturat e PS jane njerezit me te braktisur. Vijne ministra qe askush nuk i njeh me heret, thjesht zgjedhje personale te kryetarit pa asnje kontribut dhe njerezit poshte qe thirren dhe perdoren sa here ka zgjedhje fshijne buzet. Kjo ka ndodhur me PS dha sa me shume kalon koha me shume perbuzje ka.
Shumë e vërtetë! Votat i mbledhin socialistët, postet i marrin anonimë dhe të djathtë. Vetëm për hajni e kanë mendjen
Z.Rama,shiko Durresin,neser do jete vone.Po shkaterroni administraten duke emeruar anonimet.Bashkine po e pushtojne emerimet me baze fisi.
Tirana do bej ndryshimin sepse ka vajtur aty ka nuk mban me. Tirana eshte bere e pabanueshme, e mbytur nga kullat, me nje trafik te tmerrshem, me ndotje ajri dhe akustike te padurueshme. Nuk kane lene nje hapesire per femijet, vetem beton. Shtrenjtesi ne ekstrem, gjullurdi dhe naten e gjithe Tirane si bordello. Eskorta, te forte me bodyguard, te huaj ca pleq te mbaruar me leke. Kokaine dhe sex. Dhe ju akoma diskutoni do fitoje PS.
Mire qe nuk duan Manastirlleshen, po perse do votojne Zelenskin e Qim Pekes dhe Vojo Bregut? Qe ti japin bashkine Shkelzenit? Keto jane lojra te komanduara nga Rama per ta bere faktor Karagjozin Binaj, qe vota mos devijoje tek opozita e vertete qe eshte Arlind Qorri.
Njerezit te hedhin vote kunder Ps per dinjitetin e tyre dhe per femijet e tyre. Arlindi eshte vertet nje alternative serioze. Eshte keq qe do ndahet vota kunder. Po dhe te fitoj bundra dhe PS eshte vertet per te ardh keq.
Socialistet si ne kohen e Enverit do jene ne rresht, sepse pjesemarrja kontrollohet. Por ne Tirane jetojne te pakten 1 mil banore. Duhet te dalin te votojne te ndalojne kete cmenduri dhe babezi te pushtetit aktual. Te peshtyjne me vote kete qeveri qelbesire qe nuk ndalet ne vjedhje dhe abuzim. Eshte shume vone me demez qe i jane bere ketij qyteti, por me mire vone se kurre.
Do fitoje e majta dhe progresive
Keto zgjedhje te pjesshme do jene disfata e pare e PS, per te vazhduar rrokullisjen e pandalshme. Nje korrupsion galopant, trafik droge, lavatrice parash te pista, demagogji, mashtrim nje hale e madhe, dhe ju thoni qe do fitoj prape PS.
Kemi nje kryeministar atipik, te papergjegjshem qe nuk di te mbaje asnje pergjegjesi. Bashkepunetoret e tij me te afert me burg per korrupsion masiv. Afera korruptive gjigande si inceneratoret, PPP, punet publike, Investitoret strategjike, lejet e ndertimit, Porti Durresit dhe prape krekoset ne perendim dhe ne vend si shpetimtar. Nje njeri qe se ka idene cfare rshte shteti asministrata si funksionon, nje njeri qe nuk njeh ligjet. Nje njeri qe me dashje po asfikson nje qytet te tere. Ju thoni militantet. Askush se rruan miza ju duken. Me manastirliun nje deshtim me vete, qe te vetmen merite ka besnikerine ndaj shefit, r ka te garantuar humbjen.