TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 21:37

Gazeta franceze “nxiu” Ramën, Genc Burimi: Kjo media shkarkoi ministrin më të famshëm në Francë

Shkruar nga Pamfleti

Gazeta franceze “nxiu” Ramën, Genc Burimi: Kjo media shkarkoi

Analisti Genc Burimi ka komentuar artikullin e prestigjiozes franceze ‘Mediapart’, e cila kritikonte Ramën.  

Burimi është shprehur se kjo media që ka publikuar shkrimin për qeverinë dhe kryeministrin është një media shtyllë e Francës dhe është kthyer në një terror për qeveritë, është kjo media e cila shkarkoi ministrin e financave të famshëm në Francës.

"Kjo media që ka publikuar shkrimin për qeverinë dhe kryeministrin është një media shtyllë e Francës dhe është kthyer në një terror për qeveritë, është kjo media e cila shkarkoi ministrin e financave të famshëm në Francës.

Sot në Francë ky artikull është i të njëjtit kalibër si ajo që lexuam në NewYork Times ku kritikohej administrata amerikane për dashuri ndaj një drejtuesi autokrat si Vuçiçi ndërsa sot është i njëjti fjalor që përdoret ndaj Ramës si autokrat.

Putini trajtohet nga shtypi serioz francez si autokrat e njëjta gjuhë dhe etiketim sot po përdoret ndaj Ramës si autokrat dhe përmbajtja është e njëjtë me provat dhe faktet që opozita ka hedhur ndaj qeverisë dhe më vjen mirë që një shtyp serioz sot po trajton qeverisjen e korruptuar të Ramës.

Që pas protestës nga opozita doli një shkrim i Reuters ku si titull kishte fjalët protestë kundër korrupsionit dhe për herë të parë më në fund po del diçka serioze dhe vjen në vigjilje të fushatës evropiane në europën perëndimore", tha ai në “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje