Politike29 Shkurt 2024, 20:08

Kaosi në Parlament, Britania ultimatum politikës: Boll me përplasje, rikthejuni normalitetit!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Parlament, Britania ultimatum politikës: Boll me

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka zhvilluar një takim me Grupi ndërpartiak i parlamentarëve britanikë në Tiranë.

King-Smith i ka vendosur untimatum politikës në Shqipëri për të rikthyer normaliteti në Kuvend, teksa shton se kaosi dhe tensionet duhet të marrin fund. 

Ai thekson se kjo vizitë duhet të frymëzojë politikanët shqiptarë që të bashkëpunojnë për ta bërë Parlamentin të funksionojë në interes të qytetarëve që votojnë për ta.

Ambasadori tregon gjithashtu se përfaqësuesit vizituan projektet tona në Kukës, nisma që po krijojnë mundësi të reja për bizneset dhe të rinjtë.

"Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të pres këtë javë një delegacion ndërpartiak nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Parlamentarët ndoqën një program tejet interesant duke takuar homologët e tyre nga i gjithë spektri politik shqiptar, si dhe vizituan projektet tona në Kukës, nisma që po krijojnë mundësi të reja për bizneset dhe të rinjtë.

Vizita tregoi respektin e ndërsjellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Veç ideve për bashkëpunime të ardhshme që po merr në konsideratë delegacioni britanik, shpresoj që kjo vizitë të frymëzojë politikanët shqiptarë që të bashkëpunojnë për ta bërë Parlamentin të funksionojë në interes të qytetarëve që votojnë për ta”, shkruan ambasadori britanik King-Smith.