
Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se kjo e fundit shtyu punimet e Kuvendit, për “të ngrënë drekë në Greqi”.
Sipas Bardhit, kryeparlamentarja nuk ishte në Ukrainë të enjten.
Nga ana tjetër Spiropali u shpreh se seanca plenare e së enjtes nuk u mblodh pasi mungonin shumë deputetë, jo për shkak të mungesës së saj, që do të ishte lehtësisht e zëvendësueshme.
"Seanca plenare do të duhej të ishte mbledhur të enjten ashtu siç seanca plenare ka vendosur kur ka miratuar kalendarin dhe punimet e Kuvendit.
Juve na thatë se kishit një angazhim shumë të rëndësishëm në Ukrainë. E vërteta është se nuk ishit në Ukrainë por ishit duke ngrënë drekë në Greqi, madje këtë na e bënit me dije të gjithë deputetëve.
Kuvendin e Shqipërisë, për ta trajtuar si shtëpinë tënde personale jo vetë nuk është e mbështetur në rregullore, por është një arrogancë që kalon kufinjtë e sjelljes suaj të përditshme dhe normale", tha Bardhi.
Elisa Spiropali: Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi, por seanca nuk u shty për pjesëmarrjen time në samit, por shumë deputetë kishin mungesa në aktivitete të tjera. Shqipëria u përfaqësuar në nivelin më të lartë e më të mirë e këtë e them pa modesti fare. Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje