
Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, gjatë një debati në Konferencën e Kryetarëve, ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn, duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit.
Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj ka një rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve.
“Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi ka zgjedhur një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin.
Dje doli një raport i DASH. Kuvendi duhet të krijoje hapësirë të flitet për ato çështje themelore që janë ngritur me atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxirë. Por ju po i ikni te vërtetës duke krijuar realitet fals. i ikët edhe përgjegjësisë për të folur për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje