TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 22:25

“Gjipeja do të jetë varri yt politik”, Bido dhe Noka përplasen keq në Kuvend: Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot

Shkruar nga Pamfleti

“Gjipeja do të jetë varri yt politik”, Bido dhe Noka

Seanca e sotme maratonë në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta verbale, duke kulmuar me një përballje të ashpër mes deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetit të PS Ardit Bido, në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të pronave në Gjipe.

Ndërsa Noka fliste nga foltorja për abuzimet në Gjipe, ndërhyri Ardit Bido, gjë që provokoi një reagim të menjëhershëm dhe të furishëm nga ish-ministri i Brendshëm. Noka e akuzoi Bidon si ideator të një falsifikimi për vjedhjen e 22 hektarëve tokë në Gjipe dhe tha se “Gjipeja do të bëhet varri yt politik dhe ligjor”. Ai e ironizoi se “lepuri fle në Gjipe” dhe se “gjumi i prishur nuk zgjidhet me kostum e poza”, duke përmendur edhe episode të së kaluarës kur, sipas tij, Bido i lutej për ndihmë politike.

Bido nuk e la pa përgjigje. Në një replikë të drejtpërdrejtë, tha se “opozita e bën pis historinë e kombit” dhe se “kostumi i Nokës kushton më shumë se pasuria e tij”. Ai mohoi çdo përfshirje në çështjen e Gjipës dhe i kujtoi Nokës se në kohën kur pretendohet se ka ndodhur falsifikimi, ai vetë ka qenë 14 vjeç.

Noka: Kur të vijë çështja e Gjipesë ngrije dorën ti, ai do jetë varri yt ligjor dhe politik. Gjipeja, pusho! Të pickova ku të dhemb fort. E di ti ku fle lepuri. Lepuri fle në Gjipe. Aty te 22 hektarët, por mos kujto se kreu i narkos do jetë i gjatë. Jo, jo, ajo Gjipeja do të bëhet makthi yt. Sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve. E di që e ke gjumin e prishur, e mbaj mend kur qaheshe të unë të të ndihmoja me ndonjë punë e betoheshe se ishe i PD-së. Të njoh mirë, Ja është dëshmitar Bujari dhe Shpëtim Idrizi ishe gati të fshije këpucët, nuk ta zgjidh dot hallin. Gjipeja s’do të lësh të flesh gjumë deri kur të shkosh te vendi. Ka shumë socialistë këtu por nuk preken se lugën e çorbës nuk e kanë ngrënë të gjithë.

Bido: Opozita të mos flasë për historinë e kombit se na e bën pis. Më kujtohet në zgjedhjet e kaluara sesi kandidati shënonte ‘flamuris nokas’. Nuk pres të dijë as kush e ka ngritur flamurin e as ku e ka ngritur Flamurin. Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot. I bie në moshën 14-vjeçare sipas Nokës kam futur një dokument. Sa i përket asaj që kam kërkuar punë te ti, që në moshën 19-vjeçare kam marrë 1 mln lekë. Diferenca është të jesh i pasur pa punuar asnjë ditë.

Lini një Përgjigje