
Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli edhe për çështjen e pensioneve, duke e cilësuar si një çështje që bënë me turp cilindo.
Sipas tij, edhe pse buxheti i shtetit është i ndërtuar mirë, gjithsesi duhet një reformë e plotë e skemës së pensioneve.
“Sa i takon buxhetit të shtetit. Do thoja vërejtje time. Ai është i ndërtuar mirë. Investimet janë më të mëdha se deficit. Jemi në një suficit të lehtë primar që i thotë të gjithë qytetarëve që nuk po i bëhen barrë. Nga pikëpamja e politikave është i ndërtuar mirë. Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo. Duhet një balancë. Më vjen mirë që ka kthjelltësi buxheti dhe qeveria. Është më shumë se sa një shpërblim i një viti. Patjetër kjo nuk duhet, një reformë të plotë të skemës së pensioneve. Duhet bërë në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve. U bë shumë gjatë që jemi në qeveri. Këtu vijmë te sikleti
Në qoftë se do flisja për paketë fiskale, korrektim sa të mundem të ligjit të paqes fiskale me shpërblim, kur ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar duhet përmbysur totalisht. Një bujk nuk do të kompensohet n.q.s. shet te një biznes i vogël, n.q.s. e shet në tregjet publike prap nuk kompensohet, duhet ta çojë te një grumbullues. Fitues mund të jen të gjithë që regjistrohen në tatime”, tha Braçe në ‘Top Story’.
Keta bujqit i japin vota ketij lapizharit..dhe do ti nginje ma paret e taksave tona..
Zoti Braçe nuk na zgjidhẽt asnjẽ hall. Gjithe jeta na shkoi luftẽ per mbi jetese . Tani ne pension jemi te trẽmbur.Po presim te vdesim te pa ushqyer mire, te pa veshur si do te donim dhe pa kujdesin e duhur shendetesor . S’paguajme dot ilaçet me te mira dhe nuk shkojme dot ne klinikat te ku do te donim . Po degjove nenẽn tẽnde, i ke degjuar gjithe pensionistet. Qeveria i ka keqperdorur fondet . Aq i vogel sa eshte vendi yne, nje qeveri nikoqire do ta bẽnte te jetushẽm pẽr te gjithe. Mendoj qe dẽmtuesit duhen ndeshkuar, jo me burg por tu merret pasuria e vene padrejtesisht. Nese nuk rregullohen por prishen me shume gjẽra, kjo tregon se qeveria nuk do ose nuk di ti ndreqi. Nẽ te dyja rastet qeveria duhet te bjere. Ka rini, ka te paster, ka te ditur por duhet te hiqni pengesat . Nuk je i ri, por terhiq dhe aktivizo rinine ne partine tende. Nẽ anen tjeter te politikes ka shume egẽrsi, armiqesi, urrejtje dhe nuk ka shprese . Populli nuk do me lufte dhe rremuje, ata jane te zullumit dhe prandaj nuk ndezin mẽ. Bẽjeni ju ndryshimin, thirreni rinine ju dini te ndertoni .Ju falenderoj per çfar bẽni .