TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2023, 18:14

Glover zbarkon në selinë e PS, Gjiknuri sulmon Metën e Berishën për emrin në fletën e votimit: Pasi u “martua”, Saliut nuk i pëlqen partneri

Shkruar nga Pamfleti

Glover zbarkon në selinë e PS, Gjiknuri sulmon Metën e

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover, ka zbarkuar sot në selinë e PS ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri sa i takon mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Pas takimit, Gjiknuri nis sulmet dhe akuzat ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Duke u ndalur te beteja në KAS për emrin e Metës në fletën e votimit, Gjiknuri tha:

"PD e ka ankimuar. Nuk e kuptoj pse fshihen nga emrat kur martesa është publike, e fsheh partneri partneren. Ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit, nuk e di pse mërziten ata të Foltores. Ligji e ka përcaktuar që partia udhëheqëse e koalicionit dhe detyrimet ligjore i përmbush ajo. Nuk të pëlqen partneri që u martove politikisht këtë nuk e shpjegoj dot".

Sa i takon takimet me Glover, ai tha se ODIHR është e interesuar pwr një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë.

"Janë të interesuar për ndjekjen dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore. Ishte një mision i marrjes së opinioneve lidhur me çështje që ata i konsiderojnë të rëndësishme për fushatën që lidhen me financimin, qetësia,  mbarëvajtja e fushatës, aksesi i palëve në sistemin juridik shqiptar, aksesi në media", tha ai.

Gjiknuri nuk preferoi të japë një koment lidhur me takimin e Glover me Berishën por konfirmoi se është fakt që ai garon në këto zgjedhje.

"Se komentoj fare, nuk më intereson. Ata janë këtu për të biseduar më të gjithë palët që garojnë, e dimë që Meta dhe Berisha garojnë së bashku, nuk e mohojmë. Martesa e tyre është martesa e re me personazhe të vjetra që po u del shqiptarëve si ofertë politike. Janë ata që vendosin por besoj se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre tashmë", tha ai.

blover ps gjiknuri

Lini një Përgjigje