Politike22 Mars 2023, 07:29

Raporti i DASH për Shqipërinë, Spahiu: Rama është përgjegjës për korrupsionin në çdo hallkë

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i DASH për Shqipërinë, Spahiu: Rama është
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar raportin e DASH për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas tij, përgjegjësi i vetëm për korrupsionin në çdo hallkë të sistemit në Shqipëri është Edi Rama. Spahiu kujtoi se kur Rama erdhi në pushtet u zotua se do të luftonte korrupsionin, ndaj sot duhet të mbajë përgjegjësi politike.


“Për korrupsionin në çdo hallkë ka vetëm një përgjegjës dhe është Edi Rama sepse në viti 2014 ka dalë para mediat dhe ka deklaruar se nëse nga sot raporti i TIA do na rankojë më poshtë se qeveria e PD atëherë përgjegjës për nivelin e korrupsionit do jem unë dhe rilindasit e mi. Sot duhet t’i përmbahet kësaj përgjegjësie që raporti i TIA e ka rankuar çdo vit më poshtë. Këta dolën me një ekip rilindjeje, ky ishte Ismail Qemali. Këta që të kanë votuar të kanë votuar si ekip rilindje dhe kontrata aq sa qe kolektive ishte edhe individuale”, tha Spahiu.

Në raportin e DASH të publikuar këtë javë, thuhej se qeveri është e korruptuar, media e dobët dhe drejtësia nën presion.

Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se presioni politik, frikësimet, korrupsioni dhe burimet e pakëta kanë bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë “tërësisht, në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet”, ndërsa theksoi korrupsionin në qeverisjen e vendit dhe median e lirë por jo të pavarur, si problemet kryesore në drejtim të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

kreshnik spahiu raporti i dash për korrupsionin në shqipëri