Politike22 Mars 2023, 10:11

Mbledhja e Komisionit të Jashtëm i PE, Tabaku në Bruksel : Do të diskutohet raporti për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Komisionit të Jashtëm i PE, Tabaku në Bruksel : Do
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ku do të diskutohet raporti për Shqipërinë.

Tabaku tha se do të diskutohej për shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe prespektivën europiane të vendit.

“Sot, do jem e pranishme në Parlamentin Europian ku pas pak diskutohet në Komisionin e Jashtëm raporti për Shqipërinë. Ku unë do marr pjesë në debat për të diskutuar shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe njëkohësisht për të diskutuar  për perspektivën europiane të Shqipërisë”-u shpreh Tabaku.
Ajo tha se lufta për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj korrupsionit janë diskutimet më të rëndësishme të aktualitetit në Shqipëri.

“Sot, nuk ka diskutim më të rëndësishëm se sa lufta për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufta ndaj korrupsionit. Por, më e rëndësishmja duhet të luftojmë për ta kthyer integrimin në një mundësi për shqiptarët duke lëvizur nga cirkuiti i përhershëm që kemi qenë këto 8 vitet e fundit”-tha deputetja.

PE publikoi draft-raportin për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2022, ku ngre shqetësimin për amnistinë fiskale dhe pasaportat "e arta”.

Në raportin e hartuar nga raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, theksohet se 2 nismat e qeverisë janë të papajtueshme me normat e BE dhe politikën e saj të vizave. Po ashtu, raporti ngre shqetësimin për mungesën e transparencës në prokurimet publike, konfrontimet politike, financimin e partive, lirinë e shtypit dhe numrin e lartë të azilkërkuesve

Amnistia fiskale dhe "pasaportat e arta” mbeten shqetësimet kryesore të PE, të cilat rrezikojnë të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Shqetësimi për 2 nismat e qeverisë, u reflektua në draft-raportin e publikuar së fundmi në PE për ecurinë e Shqipërisë përgjatë vitit 2022, hartuar nga europarlamentarja Isabel Santos. 

Në raport theksohet se këto nisma janë kundër politikave të unionit për vizat dhe në shkelje të normave të BE. Po ashtu, PE u kërkon autoriteteve shqiptare të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Shpreh shqetësimin e tij për aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe propozimin e shtetësisë sipas skemës së investimeve që janë të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e saj të vizave; vë në dukje progresin e vazhdueshëm dhe pret përmirësime sistematike në parandalimin, hetimin proaktiv dhe ndjekjen penale të dënimeve përfundimtare jo selektive për rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për progres të mëtejshëm në krijimin e një administrate publike gjithëpërfshirëse, efikase, të koordinuar mirë dhe të përgjegjshme”
Shqetësuese për PE, është edhe mungesa e transparencës sa i takon prokurimeve publike, PPP-të e qeverisë dhe procedurat e koncensionit, ndaj i kërkon qeverisë shqiptarë të përmbushë detyrimet për konkurrencë të ndershme, për të shmangur abuzimet dhe evazionin fiskal.

 

tabaku bruksel dafti i pe