
Deputeti Asllan Dogjani tha se mazhoranca ftoi deputetët e opozitës në inaugurimin e bazës ajrore ushtarake të NATO-s por nuk kishte vendosur karrige për ta.
Në një reagim në Facebook, ai shkruan se kjo sjellje arrogante e qeverisë ndaj opozitës është e paprecedent. Dogjani u shpreh se u detyruan të largoheshin pasi nuk kishte asnjë protokoll dhe nuk u vlerësuan.
“E pa precedent sjellja arrogante e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës!
Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.
Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.
Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!
Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrige për deputetët e opozitës”, shkruan Dogjani.
Lini një Përgjigje