Politike19 Janar 2024, 17:05

Haremi i kapterr Pezës në RTSH; shkeljet dhe vjedhjet, blihet edhe Leka Bungo

Shkruar nga Pamfleti

Haremi i kapterr Pezës në RTSH; shkeljet dhe vjedhjet, blihet edhe

Ja pse SPAK duhet të ndërhyjë urgjent...

Prej rreth 8 muajsh, ngjarjet në Radio Televizionin Shqiptar, transmetuesin publik, janë kthyer në një telenovelë, me regjisor drejtuesin e institucionit Alfred Pezën.

Pasi u zgjodh si asnjëherë më parë në mënyrë unanime nga Këshilli Drejtues me platformën e tij “Për një RTSH sërish të madhe në epokën digjitale”, e vetmja gjë që kapterr Peza ka arritur të bëjë të madhe janë xhepat e ushtarëve të tij...

Kapterr Peza do të mbahet mend si i vetmi drejtor i RTSH që pa të drejtë pushoi nga puna mbi 300 profesionistë, e shumë të tjerë i detyroi të jepnin dorëheqjen, pasi çdo ditë duhej të përballeshin me presionet që vinin nga mendja e tij e sëmurë e djallëzore.

Standartet e dyfishta ishin kryefjala e kapterrit pasi Peza për ushtarët e tij të bindur vepron me shumë bordero, duke u dhënë disa paga brenda institucionit në shkelje të plotë me statutin e RTSH, ose duke u dhënë projekte e honorare. Ky standart i kapterrit aplikohet vetem për ushtarët, haremin dhe mikneshëa Bora Xhanijas, drejtueses se njësisë së programeve (e përkëdhelura e Pezës).

Kjo e fundit madje, së bashku me drejtuesen e njësisë së lajmeve dhe emisioneve tematike, Blerta Filopati (Gjermeni), janë komanduar si drejtoresha në shkelje të plotë të ligjit.

Madje nëse KLSH do t´i kontrollojë, dy zonjat në fjalë do të duhet ti kthejnë shtetit pagat që kanë marrë gjatë këtyre muajve.

Në këtë mesele prej muajit Dhjetor është përfshirë edhe drejtuesi i njësisë teknike, Edlir Rrapaj, pasi ushtarët e kapterrit nxorën me dhunë nga zyra duke i ndërruar dhe bravën e derës, drejtuesin e mëparshëm.

Ndërsa “shpëton” Blerta Hajdari (Tafani), si e vetmja që kapterri nuk e ka komanduar në detyrën ku e ka propozuar si nëndrejtoreshë të RTSH.

Por me të kapterri e ka rregulluar duke i dhënë një nga projektet kryesore të RTSH, emisionin “Një natë sa një jetë”, përveç pagës si spikere lajmesh që vazhdon e merr edhe pse prej muajsh nuk jep më asnjë edicion lajmesh. Por të jesh gruaja e shokut të ngushtë të Pezës dhe ish-e preferuara e vetë kapterrit, i ke këto të mira.

Sikur mos të mjaftonte kaq, Bora Xhanija dhe Blerta Filopati në emër të institucionit kanë udhëtuar jashtë vendit me paratë e RTSH dhe kanë përfituar honorare e shpërblime, ndërsa të tjerët si Lole, Grori, Xhabafti, Çeçi, Lako etj., përfshihen në projekte të ndryshme ku marrin paga të dyta e të treta, pasi “në RTSH nuk kanë ardhur vetëm për rrogat”.

Po përse Këshilli Drejtues i RTSH nuk flet për të gjitha shkeljet dhe vjedhjet në RTSH?

Përse kryetari Leka Bungo dhe 10 anëtarët nuk folën edhe kur të “pushuarit” iu drejtuan zyrtarisht KDRTSH-së për të gjetur të drejtat e tyre?

E vetmja pengesë që Këshilli Drejtues i RTSH i ka vënë kapterrit është refuzimi për të miratuar drejtuesit e propozuar dhe projektet që kanë sjellë shoqet e Bora Xhanijes. Por kjo nuk e ka penguar kapterrin që t'i zbatojë pasi për këtë ka vënë në punë fondin rezervë të RTSH.

Madje duket se Leka Bungon, me ndërmjetësimin e një biznesmeni, e ka bërë për vete me një darkë të majme.

Kapterri prej kohësh përpiqet që darkën t'ua u japë edhe 10 anëtarëve të tjerë dhe shpresa e vetme për të shpëtuar radio televizionin publik është që ata të mos jenë barktharë me interesa të vogla.

Këshilli Drejtues duhet jo vetëm të bëjë drejtësi në një institucion publik, por edhe transparencë për të gjitha vjedhjet që ka bërë kapterri dhe haremi i tij dhe të gjitha emërimet e jashtëligjshme dhe shkatërrimin institucional./Pamfleti

haremi i kapterr pezës leka bungo rtsh