Pas humbjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Beratit, Lefter Maliqi, i ka kërkuar demokratëve të reflektojnë, ndërsa mesazhi drejtohet për Enno Bozdon, drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, që të dorëhiqet.
Maliqi, i cili edhe pas zgjedhjeve të 11 majit artikuloi akuza të forta në drejtim të Bozdos, shkruan në një postim në rrjetet sociale, se zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.
“Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pësoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hapë rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat”, shkruan Maliqi.
Postimi nga Lefter Maliqi
“Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”
Qarku Berat “këmbanë alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrje për Rilindjen.
Nga 116 kuti votimi, krenar që në Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut.
Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë.
Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pësoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hapë rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndal! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!
Lini një Përgjigje