TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 11:59

Strategjia e PD në Kuvend/ Çfarë pritet të vendosë Grupi Parlamentar,  a po shkohet drejt radikalizimit të qëndrimit?

Shkruar nga Pamfleti

Strategjia e PD në Kuvend/ Çfarë pritet të vendosë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendos në mesditë se çfarë qëndrimi do të mbajë në raport me Kuvendin, ndërsa Sekretariati i Etikës do të përcaktojë masën e dënimit për kreun demokrat Sali Berisha, pasi ky i fundit akuzohet nga socialistët e Edi Ramës se ka përdorur një gjuhë fyese ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzado.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së pritet të nisë në orën 12:30 me një fjalim të kreut demokrat Berisha, për të vijuar më pas me dyer të mbyllura deri në një vendimmarrje.

Ndërkohë, paraditen e sotme demokratët, bazuar në një udhëzim të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, kanë bojkotuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, atje ku po vijojnë seancat për diskutimin e projektbuxhetit.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit, që u publikua një ditë më parë.

Duket se demokratët do të vendosin për një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, ndërsa nuk është hera e parë që ato bojkotojnë mbledhjet e komisioneve, kur diskutohet drafti i buxhetit. Pothuajse të njëjtin qëndrim ata mbajnë prej të paktën dy vitesh, çka ka shkaktuar debate edhe në rradhët e vetë deputetëve demokratë.  

Pritet që mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD-së të përcaktojë strategjinë që do të mbajnë deputetët e kësaj force politike në raport me Kuvendin, ndërsa më parë janë hedhur ide nga mbajtja e qëndrimeve më të ashpra në seancat plenare, duke çuar në një radikalizim të tyre, në raport me sjelljen e mazhorancës, deri në grevën e urisë së ligjvënësve demokratë.

Berisha në anën tjetër ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare, madje duke hedhur edhe idenë e vendosjes së një çadre përballë godinës së Kryeministrisë.

1 Komente

  1. D
    Dashi

    Nuk ka çfarë të bëjë më PD. Të shporret kuçedra me gjithë klyshët e tij në listën e mbyllur. A e kuptoni që fëmijët tanë kanë alergji për djalin e Fariut dhe jo më të duan Fariun, Mulin, Xhozin dhe mutra qenësh

    Lini një Përgjigje